Ilustrim

Prishtina prin me rastet pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1,318 mostra të marra nga ShSKUK prej të cilëve rezultojnë 337 raste pozitive.

Më së shumti raste pozitive janë regjistruar në Prishtinë, gjithsej 185, më pas vjen komuna e Gjakovës 41 raste, Fushë-Kosova 26, Lipjani 16, Podujeva 16, Drenasi 7 raste, Skenderaj 7, Obiliq 6, Mitrovicë 5, Malishevë 4, Prizren 4, Rahovec 4, Deçan 2 raste, Dragash 2, Ferizaj 2, Klinë 2, Suharekë 2, Viti 2, Vushtrri 2 dhe me nga një rast komunat Pejë dhe Junik.

Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 20.179 raste nga 95.774 persona të dyshimtë në virusin COVID-19 dhe 688 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 91 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.611 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.880.