Prishtina me rreth 190 mijë votues dhe 52 qendra të votimit

Komuna e Prishtinës në këto palë zgjedhje ka rreth 190 mijë votues të regjistruar dhe do hap 52 qendra të votimit.

Kështu thuhet nga zyra për informim e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për KALLXO.com, sipas tyre do ketë edhe masa shtesë për mbajtje të distancës.

“Prishtina si komunë ka rreth 190 mijë qytetarë me të drejtë vote. Do hapen 52 qendra votimi me mbi 200 vendvotime. Në këto zgjedhje do ketë edhe masa shtesë për distancë mes votueseve dhe personelit që mbikëqyr këtë proces”, thuhet nga KQZ.

Tutje sipas zyrës për informim, qendrat më të mëdha të votimit do jenë te Fakulteti Filologjik dhe Salla 1 tetori.

Zgjedhjet e parakohshme nacionale në vend pritet të mbahen këtë të diel, më 14 shkurt.