Biçikletat e reja në Prishtinë, Foto: P%rparim Rama/ Facebook

Prishtina bëhet me 100 biçikleta të reja të cilat do të përdoren për transport publik - FOTO

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se 100 biçikleta të reja të cilat do të përdoren për transport publik në kryeqytet, tashmë kanë ardhur.

Rama në Facebook shkroi se së shpejti do të fillohet edhe me krijimin e 10 stacioneve ku do të vendosen.

“Në të njëjtën kohë jemi duke krijuar shtigje të reja për biçikleta, të cilat do të lehtësojnë udhëtimin me to, duke e bërë më të sigurt”- ka shkruar i pari i kryeqytetit.

Sipas Ramës, përdorimi i biçikletës do të ndihmojë në reduktimin e ndotjes së ajrit e po ashtu në përmirësimin e shëndetit fizik e mendor të qytetarëve.