Presidentja Osmani dhe USAID nënshkruajnë nesër marrëveshjen e grantit në vlerë 34.7 milionë dollarë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe USAID nesër do të nënshkruajnë marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34 milionë e 727 mijë dollarë.

Në cermoninë e nënshkrimit të marrëveshjes do të jetë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës, amendamenti nr.05 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore do të nënshkruhet nga presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga u.d. drejtoresha e USAID-it, Kerry Monaghan Hogler, në emër të USAID.

Presidenca ka bërë të ditur se mediat do të mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq  pas takimit presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier do të deklarohen për media.