Stevo Pendarovski, president i Maqedonisë së Veriut - Foto: REL/LSDM

Presidenti i Maqedonisë së Veriut nesër në Kosovë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nesër do të vizitojë Kosovën.

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se presidentja Vjosa Osmani do ta presë në vizitë zyrtare presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Sipas agjendës, në orën 09:00, Osmani do ta presë presidentin Pendarovski me ceremonitë më të larta shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Pas ceremonisë së pritjes, presidentja do të zhvillojë takim me homologun e saj si dhe në fund të takimit do të mbajnë konferencë për media.