Postës së Kosovës i hakohet faqja në Facebook

Ndërmarrjes Publike “Posta e Kosovës” i është hakuar faqja në rrjetin social Facebook.

Sipas njoftimit të Policisë, ajo është përvetësuar dhe i është ndërruar edhe emri.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se llogaria e PTK-së, në rrjetin social facebook, është përvetësuar nga person-a të panjohur dhe i është ndërruar emri. Është njoftuar prokurori ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të forcave të rendit.