Lordi Arsim Sulja. Foto: Policia e Kosovës

Policia publikon fotografinë e të dyshuarit me nënshtetësi holandeze për vrasjen në Podujevë

Policia e Kosovës ka përsëritur kërkesën për gjetjen e personit të dyshuar për vrasjen që ndodhi para një muaji në Podujevë.

Në një njoftim të PK-së është kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e vendndodhjes së personit të dyshuar.

Sipas policisë, i dyshuari Lordi Arsim Sulja nga fshati Gllamnik, me nënshtetësi holandeze, kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur me 11 shtator 2023 në Podujevë.

I dyshuari po kërkohet për tri vepra të ndryshme penale; vrasje të rëndë, vrasje të rëndë në tentativë dhe për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve.

Policia e Kosovës ka kërkuar që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së personit të dyshuar të kontaktohet policia në numrin e telefonit 192.

Me 11 shtator 2023, një person ka mbetur i vdekur ndërsa një grua ka mbetur e plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në Podujevë.

Lidhur me rastin, më 12 shtator 2023 është ndaluar një person i dyshuar.

“Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e një personi të dyshuar, në rastin e vrasjes së rëndë në Podujevë”- kishte bërë të ditur për KALLXO.com, Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Gjykata e Prishtinës kishte caktuar një muaj paraburgim ndaj Arsim Sylës, i dyshuar në rastin e vrasjes në Podujevë.

 

I kërkuari Lordi Arsim Sulja. Foto: Policia e Kosovës

Vrasja në Podujevë, policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari (FOTO)