Ilustrim

Vrasja në Podujevë, policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari (FOTO)

Policia e Kosovës ka bërë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për idetifikimin e një personi të dyshuar.

Sipas njoftimit policor, i dyshuari, kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur me 11 shtator, në Podujevë.

“Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit të dyshuar. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Me 11 shtator 2023, një person ka mbetur i vdekur ndërsa një grua ka mbetur e plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në Podujevë.

Lidhur me rastin, më 12 shtator 2023 është ndaluar një person i dyshuar.

“Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e një personi të dyshuar, në rastin e vrasjes së rëndë në Podujevë”- kishte bërë të ditur për KALLXO.com, Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Gjykata e Prishtinës ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Arsim Sylës, i dyshuar në rastin e vrasjes në Podujevë.