Ilustrim

Policia në Suharekë arreston gjashtë persona, dyshohen për përleshje fizike në një lokal

Policia e Kosovës ka njoftuar se në mëngjesin e sotëm në Suharekë janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për përfshirje në një përleshje fizike.

Ngjarja është thënë se ka ndodhur në një lokal në rrugën ‘’Skënderbeu’’ në Suharekë.

“Zyrtarët Policor me urgjencë i janë përgjigjur rastit duke identifikuar dhe arrestuar gjashtë persona, të cilët dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete duke pësuar edhe lëndime të lehta trupore” – ka njoftuar Policia.

Tutje është thënë se me urdhër të prokurorit në mbajtje për 48 orë janë ndalur B.C., 43-vjeçar, F.C., 38-vjeçar,  L.C., 33-vjeçar,  L.C., 33-vjeçar,  dhe E.G., 28-vjeçar, ndërsa i dyshuari i gjashtë E.S., 24-vjeçar, është liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka thënë se ndaj të gjithë të dyshuarve do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale – lëndim i lehtë trupor’ dhe rasti do të përcillet në Prokurori.