Fotografia e të dyshuari për grabitje në Pejë. Foto: KALLXO.com

Policia kërkon ndihmën qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje

Policia e Kosova po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje në Pejë.

Policia ka publikuar edhe një fotografi të të dyshuarit.

Sipas Policisë, personi i kërkuar dyshohet për veprën penale” Grabitje”, tё ndodhur me datё: 29.03.2024 nё Pejё.

“Nga kamerat e sigurisë ёshtё siguruar fotografia e personit tё dyshuar, mirëpo deri me tani nuk ёshtё bёrё identifikimi i tij”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia thotë se kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë në stacionin më të afërt policor ose në numrat e telefonit: 192: 080019999 (pa pagesë):  039 432 327 dhe në email: [email protected].

Fotografia e të dyshuari për grabitje në Pejë. Foto: KALLXO.com