Presidentja Osmani takoi Mbretin Abdullah II të Jordanisë, Foto: ZPRK

Takimi i presidentes Osmani me Mbretin e Jordanisë: Do të forcojmë bashkëpunimin tonë në mbrojtje, ekonomi dhe diplomaci

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar Mbretin Abdullah II të Jordanisë në Sofje të Bullgarisë.

Në kuadër të Takimit Aqaba në kryeqytetin e Bullgarisë, presidentja është takuar me Mbretin e Jordanisë, gjatë të cilit Osmani ka thënë se kanë diskutuar për forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Jordanisë.

“Do të forcojmë bashkëpunimin tonë në mbrojtje, ekonomi dhe diplomaci, me marrëveshje që do të konkretizohen së shpejti”- thuhet në njoftimin e Presidencës, më 04.04.2025.

Ndryshe, më 03.04.2025 KALLXO.com raportoi se presindetja Osmani ka udhëtuar për në Bullgari.

Gjatë këtyre takimeve u tha se do të diskutohet thellimi i marrëdhënieve bilaterale, avancimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë, si dhe forcimi i përpjekjeve të përbashkëta për stabilitetin rajonal.

Po ashtu, ky takim sipas komunikatës së Presidencës synon të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

Presidentja Osmani udhëtoi për në Bullgari