Personi i kërkuar nga Policia. Foto: PK.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një gruaje të dyshuar për vjedhje

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një gruaje të dyshuar për vjedhje në Prishtinë.

Policia ka publikuar edhe një fotografi të të dyshuarës.

“Njësiti i hetimeve të stacionit Jugu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit  që shihet në fotografi”- thuhet në njoftim.

Policia kërkon nga qytetarët që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjen e saj ta njoftojnë organet policore në numrin e telefonit: 192.