Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e këtyre personave

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Prizren, po kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar dhe lokalizuar dy persona, të cilët po kërkohen për veprën penale – shpërdorim i pasurisë së huaj.

Rasti, sipas Policisë, ka ndodhur më 3.11.2022 në rrugën “Adem Jashari” në Prizren.

Policia kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave që shihen në fotot e mësipërme ta lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

029 244 -740 – Stacioni Policor Prizren,

E-mail adresa: [email protected].

Sipas njoftimit të Policisë, publikimi i fotografive është bërë me autorizim të Prokurorisë së Prizrenit.