Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e dy të dyshuarve për shpërdorim të pasurisë së huaj
Policia e Kosovës me qëllim të identifikimit të dy personave të dyshuar për veprën penale – shpërdorim i pasurisë së huaj ka publikuar fotografi të tyre.
Sipas njoftimit të Policisë, ndihma nga qytetarët për ofrimin e informatave për identifikimin e të dyshuarve është kërkuar nga njësiti i hetimeve të stacionit policor në Drenas, me autorizim të Prokurorisë.
“Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Shpërdorim i pasurisë së huaj, që ka ndodhur gusht të vitit 2023” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 19.04.2024.
Sipas fotografive të publikuara nga Policia, shihet se të dyshuarit janë një grua dhe një burrë.
Qytetarët të cilët mund të kenë informata në lidhje me identifikimin e personave apo vendndodhjen e tyre mund të kontaktojnë Policinë në numrin e telefonit 192.