Foto: Policia e Kosovës

Policia kap rreth 800 kg duhan të papërpunuar (FOTO)

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kapur rreth 800 kilogramë duhan të papërpunuar.

Në njoftim është thënë se duhani është vërejtur nga një njësi policore gjatë patrullimit.

Siç thotë policia, duhani ishte në një kombi, i cili duke shfrytëzuar rrugët malore nga fshati Tanushë në Maqedoni e Veriut, përmes fshatit Mjak, ishte nisur në drejtim të Vitisë.

“Sot, me datë 3 qershor 2022, rreth orës 10:00 edhe përkundër tentativës për të t’iu shmangur patrullës policore, automjeti është ndaluar në fshatin Ramjan të Vitisë”, ka thënë policia.

Automjeti i ndaluar ishte me targa vendore dhe po drejtohej nga S.I., 43 vjeçar.

Tutje është thënë se janë gjetur 36 paketime me duhan të papërpunuar.

Rasti është duke u trajtuar nga zyrtarë policorë në koordinim me prokurorin kujdestar dhe se automjeti me mallin e ngarkuar do të dorëzohet në terminalin doganor tek Dogana e Kosovës.

Foto: Policia e Kosovës
Foto: Policia e Kosovës
Foto: Policia e Kosovës