Policia e Kosovës Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Policia gjen heroinë e metadon në Shtërpcë, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës dje në Shtërpcë ka sekuestruar substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë rreth 0.43 gram dhe një shishe qelqi me lëng rreth 17 mililitra, që dyshohet të jetë metadon.

Në këtë rast, Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar.

Përpos këtyre narkotikëve, nga ana e Policisë është sekuestruar edhe një veturë në të cilën u gjetën heroina e metadoni.

“Janë arrestuar dy të dyshuar pasi që gjatë kontrollës së veturës së tyre është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë me peshë rreth 0.43 gram, një shishe qelqi me lëng që dyshohet të jetë Metadon rreth 17 ml” – ka thënë Policia.

Tutje është thënë se pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.