Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Policia e konfirmon gjetjen e trupit të pajetë të Alush Kastratit

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se trupi i pajetë që është gjetur në Zatriq të Rahovecit të mërkurën, më 11.03.2026, është i 80-vjeçarit, Alush Kastrati, i cili ishte raportuar i zhdukur disa ditë më parë.

Sipas njoftimit, trupi i pajetë është gjetur në një zonë malore, disa kilometra larg fshatit Zatriq.

Trupi i gjetur, bazuar në përshkrimet dhe të dhënat e njohura, dyshohet të jetë i personit të raportuar si i zhdukur në këtë rast. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe në koordinim me prokurorin e  shtetit janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale.” – njofton Policia.

Për gjetjen e trupit të pajetë të Kastratit ka njoftuar edhe Smajl Latifi, kryetari i Komunës së Rahovecit.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes.

KALLXO.com raportoi për gjetjen e trupit të pajetë të Alush Kastratit. Ai ishte raportuar i zhdukur nga data 07.03.2026.

Gjendet i vdekur 80-vjeçari që u raportua i zhdukur në Zatriq të Rahovecit