Policia asiston në rrëzimin e një objekti të nisur për xhami në fshatin Shkabaj

Policia e Kosovës ka rrethuar objektin në të cilin pretendohet se u nis si xhami në fshatin Shkabaj të Prishtinës.

Policia po asiston Inspektoratin në rrëzimin e themelit të saj, e cila pretendohet nga banorët se u nis pa leje.

Ekipi i KALLXO.com po raporton nga vendi i ngjarjes.

Një qytetar po qëndron te ky objekt dhe po kundërshton rrëzimin e objektit..

“Jam i operuar, në hekra ngulem nëse tentoni me më rrëzu” – dëgjohet ai duke i thënë Policisë.

Ai po refuzon të negociojë me forcat e rendit dhe po “kërcënon me vetë-lëndim” nëse tentojnë ta largojnë nga objekti.

“Tre minuta i keni fore, nëse nuk largoni, kam mu gjujt me mytë veten” – dëgjohet duke thënë ai.

Shkabaj, foto:Adelina Ahmeti, KALLXO.com 30.05.2024
Shkabaj, foto:Adelina Ahmeti, KALLXO.com 30.05.2024

Shënim: Titulli i artikullit është edituar në ora 13:49.