Dhuna në Prizren, burrë e grua po intervistohen nga Policia e Kosovës

Një burrë dhe një grua janë duke u intervistuar nga Policia e Kosovës në Prizren pas publikimit të një video në mediat vendore të enjten (20.06.2024) në të cilën shihet i dyshuari, burri në fjalë duke ushtruar dhunë brutale ndaj gruas.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka thënë për KALLXO.com se për momentin të dy personat e përfshirë janë në stacion duke u intervistuar nga hetuesit e dhunës në familje.

Bytyqi tha se i dyshuari dhe viktima janë bashkëshortë.

“Policia është në kontakt me prokurorin e shtetit dhe do të veprohet në bazë të udhëzimeve të tij” – tha Bytyqi.

Ai shtoi se Policia ofron siguri për qytetarët në çdo kohë dhe se dhuna e kundër ligjshme nuk tolerohet e se Policia është e gatshme të zbatoj ligjin në bazë të autorizimeve të saj.

Raportimet për dhunën e burrit ndaj një gruaje në Prizren, Policia identifikon të dyshuarin