Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
KQZ largon përdorimin e sprejit, votuesit do të shënjohen me marker
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim që spreji që është përdorur deri më tani për shënjim të votuesve që marrin pjesë në procesin e votimit do të zëvendësohet me marker.
KQZ gjatë mbledhjes së mbajtur të premten më 21.06.2024, miratoi edhe specifikat për ngjyrën matrikuluese e tipit marker, e cila do të përdoret në zgjedhjet e ardhshme.
Sipas njoftimit të KQZ-së, në mbledhje është marrë vendim edhe për miratimin e specifikave për kabinat e votimit.
“Sipas këtyre specifikave, për dallim nga proceset e kaluara zgjedhore, lartësia e kabinës së votimit do të jetë 65 centimetra dhe do të vendoset mbi tavolinë” – u tha në njoftim.
Vitin e ardhshëm në Kosovë pritet që të mbahen dy palë zgjedhje të rregullta.
Në pjesën e parë të vitit pritet që të mbahen zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Kosovës, ndërsa në atë të dytën zgjedhjet lokale në 38 komunat e Kosovës.