Policia: Mjeti në Prishtinë s'ka qenë shpërthyes, por pajisje veture

Policia e Kosovës ka konfirmuar se mjeti i gjetur të enjten në Prishtinë nuk ka qenë shpërthyes, por ka qenë pajisje e veturës.

Fillimisht u raportuar se në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë dyshohej se kishte mjet shpërthyes.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për KALLXO.com se pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes.

“Bëhet fjalë për një pajisje të veturës” – tha Ahmeti.

Tutje ajo shtoi se pas përfundimit të ekzaminimit rruga është liruar për qarkullim.

Raportohet për mjet të dyshuar shpërthyes në kryeqytet, policia në vendngjarje