Foto: Ilustrim

Policia arreston 6 persona në Gjilan, nuk respektuan orën policore

Vetëm gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar gjashtë persona në Gjilan për shkak se të njëtit nuk respektuan orën policore.

Policia e Rajonit të Gjilanit me anë të një njoftimi ka treguar se mbrëmë rreth orës 22:57 në rrugët e fshatit Livoq i Epërm në po këtë komunë kanë takuar gjashtë personat.

“Ata nuk e respektonin kohën e lëvizjes, dhe bien ndesh me vendimin e lëshuar nga Qeveria e Kosovës lidhur me oraret e cekura në urdhëresë”, thuhet në njoftim.

Sipas sqarimit, gjashtë personat e arrestuar nuk kishin pasur ndonjë arsye bindëse apo leje valide për të lëvizur në atë kohë.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të personave dhe automjeteve nga ora 10:00 deri në orën 16:00 dhe nga ora 20:00 deri në orën 6:00 të mëngjesit.

“Ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private, nga 24 mars 2020, gjatë orës 10:00 – 16:00 dhe prej orës 20:00 – 06:00, përveç për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë), dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhim të pandemisë (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë: shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore)”, thuhet në pikën e parë të vendimit.

“Mundësohet qarkullimi i lirë për operatorët ekonomik të klasifikuar si më të rëndësishëm sipas kodeve NACE që Ministria e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike lejon të operojnë në këtë periudhë emergjente lidhur me pandeminë COVID -19, si dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit”, thuhet tutje në vendim.

“Lëvizjet në rrugë bëhen jo më shumë se nga dy persona së bashku dhe gjithmonë duke mbajtur distancën dy metra me të tjerët;