Foto: Forca e Sigurisë së Kosovës

Pjesëtarët e FSK-së ngjiten në Kilimanxharo, majën më të lartë në Afrikë

Nënoficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë arritur ngjiten në majën Kilimanxharo, 5 mijë e 895 metra lartësi.

Ekspedita e FSK-së drejt majës më të lartë të kontinentit Afrikan, ka filluar me 16 shkurt.

FSK-ja ka njoftuar se pjesë e kësaj ekspedite janë katër pjesëtarë të Qendrës Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim Shpëtim, të Gardës Kombëtare të FSK-së të cilët së bashku me Klubin ‘Alpin Prishtina’ kanë arritur të realizojnë edhe këtë ngjitje mjaft sfiduese.

“Me arritje të tilla djemtë dhe vajzat e Forcës së Sigurisë së Kosovës e dëshmojnë në vazhdimësi përgatitjen e tyre profesionale dhe fizike për të treguar rezultate të larta ku do që marrin pjesë”- thuhet në njoftim.