Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Rastet janë raportuar në Drenas, Gjilan, Mitrovicë dhe dy në Fushë Kosovë.

Në Fushë Kosovë, Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje në familje, i njëjti ka rrahur gruan e tij.

Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit  i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 22:00 dhe është në procedurë hetimore.

Një rast tjetër i dhunës në familje ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se pas një mosmarrëveshje në familje, dyshohet të jetë sulmuar nga burri i saj.

Sipas Policisë viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:00.

Ndërkaq në fshatin Qikatovë e Re të Drenasit, Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti në gjendje të dehur i ka sulmuar fizikisht gruan dhe të birin e tij.

Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor  ndërsa i dyshuari  me vendim të  prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin policor.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:45 dhe është në procedurë hetimore.

Rast tjetër i dhunës në familje ka ndodhur në Gjilan, ku Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje në familje ka sulmuar fizikisht, gruan dhe vajzën e tij.

Policia njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:40.

Në Mitrovicë Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar motrën e tij.

Sipas Policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:00.