(Ilustrim) - Foto: KALLXO.com

Personi që ra në greminë të Bjeshkës së Istogut transferohet për trajtim në QKUK

Personi që kishte rënë në një greminë në bjeshkë të fshatit Studenicë të Isogut nga Spitalit i Pejës është transferuar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) .

Naim Sahiti, zëdhënës në Spitalin e Pejës për KALLXO.com bëri të ditur se pacienti është lindur në vitin 2002 (22 vjeçar).

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është sjell një pacient i lindur në vitin 2002 me lëndime trupore i cili pas ekzaminimeve është transferuar me diagnozën politraumë për në QKUK”- është shprehur Sahiti.

Një person bie në greminë të Bjeshkëve në Istog, dërgohet në spital të Pejës