Foto: Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (ShSKUK), Facebook

26-vjeçarja nga Podujeva lindi katërnjakë në QKUK

Një nënë 26-vjeçare ka lindur katërnjakë në Klinikën e Gjinekologjisë me Obstetrikë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Tri prej foshnjave janë djem e njëra është vajzë.

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (ShSKUK) njofton se nëna dhe fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetëore.

“Nëna me inicialet D. S., 26 vjeçare, ka lindur me operacion, në kujdes shëndetësor të mjekëve, mamive dhe infermierëve” – thuhet në njoftim.

Fëmijët, sipas ShSKUK-së, janë nën përkujdesje të stafit mjekësor në Klinikën e Neonatologjisë.