Qeveria e Kosovës. Foto: Zyra e kryeministrit në Facebook

Personat me aftësi të kufizuara, Qeveria propozon shtimin e Konventës së Kombeve të bashkuara në listë brenda Kushtetutës

Qeveria ka propozuar shtimin e një i draft amandament të ri Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Kjo është bërë në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Propozimin para kabinetit qeveritar e bëri kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

“Vitin 2022 e kemi shpallur vitin e personave me aftësi të kufizuara, neni 22 i Kushtetutës liston instrumentet ndërkombëtare për mbrojte së të drejtave ndërkombëtare që aplikohen drejtë për drejtë në sistemin tonë juridik e kanë si, sot propozoj përfshirjen e Konventës së Kombeve të Bashkuara në Këtë nen”- tha ai.

Më 3 dhjetor të vitit të kaluar, në ditën ndërkombëtare që shënon përpjekjet globale për krijimin e një ambienti, në të cilin personat me aftësi të kufizuara nuk ndihen të përjashtuar, por pjesëmarrës dhe të barabartë, Qeveria e Kosovës e kishte shpallur vitin 2022, vit të personave me aftësi të kufizuara.