Ilustrim - Fëmijë me nevoja të veçanta – Foto: REL/AFP

2022-ta shpallet vit i personave me nevoja të veçanta

Zyra për Qeverisje të Mirë-Zyra e Kryeministrit përmes një  konference  shpalli  vitin 2022 – Vit i Personave me nevoja të veçanta.

Më datë 30 nëntor Qeveria ka marr vendim dhe në të njëjtën kohë ka miratuar që të gjitha dikasteret dhe strukturat e ministrive të punojnë gjatë vitit 2022 në të gjitha specifikat si arsim, shëndetësi, punësim për personat me nevoja të veçanta.

Habit Hajredini nga Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit tha se gjatë vitit 2022 do jenë të angazhuar me të gjitha dikasteret e ministrive për implementim të aktiviteteve që janë paraparë me kalendarin e vitit 2022.

“Si qeveri e Republikës së Kosovës , ne gjatë vitit 2022 do jemi të angazhuar me të gjitha dikasteret e ministrive për të realizuar dhe implementuar aktivitet që kemi paraqitur ne kalendarin për vitin 2022, ky nuk është vetëm zotim në letër por edhe në aspektin buxhetor dhe janë të realizueshme”, ka thënë Hajredini.

Hajredini potencoi se përkushtimi për persona me nevoja të veçanta nuk do jetë vetëm një ditë në vit, por përkushtim në çdo ditë të vitit.

“Kjo nuk do jetë një ditë në vit, por çdo ditë të kemi punë dhe përkushtim, ne si strukturë koordinuese dhe  kryeministri do kemi koordinim edhe me OJQ-të”, shtoi Hajredini.

Zëvëndës kryeministrja dhe kryesuesja e këshillit nacional për persona me aftësi të veçanta, Emilja Rexhepi tha se do kërkojnë nga të gjitha institucionet që të punësojnë së paku një person me nevoja të veçanta.

“Ne si qeveri më 30 nëntor e shpallem vitin 2022 si vit për këta persona. Kemi marr shumë aktivitete të rëndësishme dhe kam kërkuar nga ministritë që të punësojmë së paku një person në këto institucione, tu japim hapësirë, ta respektojmë ligjin, personat që janë shkolluar të punësohem”, ka thënë Rexhepi.

Ajo theksoi se në vitin 2022 kanë qëllim të krijojnë infrastrukture pa pengesa për askënd.

Rexhepi tha  se kategoritë me nevoja të veçanta duhet të ndihen të barabartë dhe të çmuar.

“Qeveria ka për qëllim të krijojë një Kosovë pa pengesa për asknëd, pa marr parasysh gjuhën, gjininë, etninë, racën. Vizioni i qeverisë sonë është që të ofrojmë mundësi dhe qajse të barabarta për të gjithë. Kalendari i aktiviteteve e për vitin 2022 është mundësi për të gjithë ne. Kjo kategori e shoqërisë të ndihet e barabartë e çmuar, pengesat infrastrukturore dhe  diskriminuese të mos i lejomë më”, shtoi Rexhepi.