Përplasje të reja në Kuvend - Konjufca gjuhet me shishe të ujit - VIDEO

Përplasje e re ka ndodhur pasdite në Kuvendin e Kosovës. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është gjuajtur me shishe.

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka propozuar që të shmangen afatet kohore dhe të mbahet seanca e jashtëzakonshme.

Por, këtë e kanë kundërshtuar deputetë opozitarë.

“Në pajtim me nenin 53, paragrafi 1.2 të rregullores së Kuvendit propozoj  që të shmanget në kuptimin e afateve në përputhje me seancë të jashtëzakonshme dhe ftojmë deputetet të votojnë për shmangie të afatit” – Adan Rrustemi nga LVV.

Pas kësaj, është votuar nga deputetet e Vetëvendosjes, të cilët ishin të gjithë në këmbë derisa pranë foltores së Kuvendit janë parë deputetë të opozitës.

Kryetari, Glauk Konjufca tha se pas votimit ka kaluar mocioni për shmangie të afateve kohore.

“61 kanë votuar për, asnjë kundër dhe asnjë apstenim” – tha Konjufca.

Pas kësaj, në sallën e Kuvendit kanë ndodhodhur sërish përpalje fizike.

Deputetët, Halil Thaçi nga Vetëvendosje është parë duke u shtyrë me deputetin e PDK-së, Rashit Qalaj.

Ndërkohë, ë drejtim të kryekuvendarit është hedhur edhe një shihe me ujë.