Foto: Ilustrim

Përfshihet nga zjarri vila dhe restoranti në Bogë

Një incident zjarri ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Bogë të Pejës.

Policia ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 18:45, një person ka informuar policinë se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një restaurant dhe një villë.

Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar si pasojë e zjarrit.