Përfshihet nga zjarri një veturë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”

Një veturë është përfshirë nga zjarri sot në orët e pasdites në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara, e cila tha se zjarrfikësit kanë reaguar menjëherë dhe kanë fikur zjarrin.

“Sot, ne hapësirat e aeroportit, përkatësisht ne parking, ka filluar te digjet një makine. Ekipet tona te zjarrfikësve kanë reaguar ne mënyre te menjëhershme dhe kanë lokalizuar dhe kanë fikur atë”- ka thënë Gara.

KALLXO.com ka tentuar të marrë informacione edhe nga Policia e Kosovës për detajet e rastit, mirëpo deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka pranuar përgjigje.