Pejë, vdes një i burgosur

Një i burgosur ka vdekur sonte rreth orës 19:20 në Spitalin  Rajonal të Pejës.

Këtë e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një komunikate.

Sipas njoftimit, fillimisht rreth orës 17:00 i burgosuri me inicialet A.V. është vizituar nga mjeku me shenja të vjelljes dhe nauzës.

Ndërsa më pas rreth orësë 18:20, të burgosurit i është përkeqësuar gjendja, duke shfaqur ndryshime në elektrokardiogram, ku më pas me autoambulancë është dërguar në Spitalin e Pejës. Kurse aty rreth orës 19:00 ka vdekur.

Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues, tashmë i ndjeri, gjatë periudhës në burg kishte disa probleme shëndetësore si dhimbje në regjonin e veshkave, dhimbje në shpinë dhe dhimbje në dhëmb.

Shërbimi Korrektues ka thënë se gjatë gjithë këtyre shqetësimeve, i burgosuri është trajtuar rregullisht nga mjekët përkatës, ndërsa sipas njoftimit i ndjeri ishte i dënuar për vjedhje të rëndë dhe po e mbante dënimin në pavijonin me tretman të avancuar.

“Nga organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes”, thuhet në fund të njoftimit.