Peci: Reagimi i PDK-së në linjë me atë të Listës Serbe, do të jemi sërish në veri për të vendosur rend dhe ligj

Kandidati për deputet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, që është edhe këshilltar politik i u.d. presidentes së vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj deklarimeve të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se reagimi i PDK-së është në linjë me atë të Listës Serbe, ndërsa tha se do të vizitojnë sërish veriun e vendit, veçse për të vënë rend dhe ligj

Ky është postimi i tij i plotë:

Reagimi i PDK-së, pos që është në linjë me atë të Listës Serbe, është poashtu pranim i dështimit për mos ushtrim të autoritetit të të gjitha qeverive të saj, prej 20-vjetësh në veri të vendit.

Me këtë reagim, ata dëshmuan paaftësinë e tyre për ta qeverisur atë pjesë, sikurse dëshmuan edhe për pjesën tjetër të Kosovës. Madje, ky subjekt nëpërmjet njeriut të vet, ish-presidentit Thaçi le që dështoi të vendos autoritet në këtë pjesë, por e vuri tërësinë territoriale të Kosovës në pazar.

Ne mbaruam vizitën tonë me sukses të plotë në veri të vendit. Reagimet për vizitën nuk e zhbëjnë atë. Ne jo vetëm që ishim, por do të jemi sërish atje. Jo për të bërë fushatë, por për të vendosur sundimin e rendit dhe të ligjit, të cilin PDK dhe satelitët e saj nuk arritën ta bëjnë prej dy dekadash!

PDK: Kurti dhe Osmani u turpëruan në veri të vendit

www.kallxo.com