PDK: Kurti dhe Osmani u turpëruan në veri të vendit

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ka reaguar për vizitën e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit sot në Mitrovicën e Veriut.

Partia e cila ka propozuar për kryeministër Enver Hoxhajn, e ka quajtur poshërim vizitën e Kurtit dhe Osmanit në veri të vendit.

“Përzurja poshtëruese nga një grup huliganësh në veri, e dëshmoi se Vjosa Osmani është e padenjë për atë pozicion dhe e ka shndërruar institucionin e presidentit në një zyrë partie. Partia Demokratike e Kosovës dënon sjelljen e shëmtuar, të pamatur dhe të rrezikshme të dy pretendetëve për pushtet, Kurti-Osmani, të cilët vunë në pikëpyetje të arriturat e deritanishme të institucioneve tona për ta shtrirë sovranitetin, vendosjen e pushtetit gjyqësor dhe instaluar rendin e sigurinë”, thuhet në komunikatën për media të PDK-së.

“Më shumë se kurrë, qytetarët e Kosovës duhet t’i besojnë programit të rimëkëmbjes në këto zgjedhje për forcim të shtetit, përfundimin e dialogut me njohjen nga Serbia dhe fuqizimin e raporteve me miqtë ndërkombëtarë. Me 14 shkurt, qytetarët e Kosovës do t’i thonë jo politikanëve aventurierë, të rrezikshëm, të pa përvojë dhe pa guxim. Në këto zgjedhje, do të fitoj partia e shtetndërtimit dhe e rimëkëmbjes së Kosovës”, thuhet tutje në komunikatë.

KËTU mund ta lexoni të plotë njoftimin e PDK-së.

Ndërkohë, për ngjarjen e sotme në Mitrovicën Veriore ka reaguar edhe zëdhënësi i partisë së Albin Kurti.

Zëdhënësi i VV-së: Kurti e Osmani u mirëpriten nga mitrovicasit por jo edhe nga strukturat e Listës Serbe

www.kallxo.com