PDK për Projektligjin për KPM-në: Të dërgohet në Komisionin e Venecias për vlerësim

Isak Shabani nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në mbledhjen e sotme të Komisionit parlamentar ku po diskutohet Projektligji për KPM-në tha se ky projektligj ka ngjallur shqetësime të shumta në publik dhe si i tillë duhet të dërgohet në Komisonin e Venecias për vlerësim.

Kjo parti shtoi se nëse nuk ndodhë një gjë e tillë, projektligjin do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Mbi 20 vite është instuar shumë në lirinë e mediave. Janë ngritur shumë shqetësime nga mediat dhe organizatat e shoqërisë civile, e projektligji len shumë keqinterpretime, që cungojnë lirinë e mediave. Kërkojmë që kjo të dërgohet në Komisionin e Venecias, besoj se nuk do të ketë pengesë, nëse thoni se është në haromoni me direktivat e BE-së”- tha Shabani në këtë mbledhje.

Në këtë komision, prezantimin e këtij projektligji nga zv.kryeministri Besnik Bislimi, për të cilin projektligj tha se është në harmoni me direktivat e BE-së dhe garanton treg medial të shëndoshë dhe konkurencë duke ofruar kushte të barabarta për të gjithë.

Ai foli edhe për pronësinë e mediave duke thënë se janë shkaktuar dëme të mëdha për shkak të mungesave të rregullave që rregullojnë pronësinë e mediave.

“Kemi qenë dëshmitarë të dëmeve nga mungesa e rregullave që kërkojnë transparencë për pronësinë e mediave. Transparenca në pronësinë  e medias është e lidhur me të drejtën e shprehjes.” – shtoi ai.

Ky projektligj mes tjerazsh synon që video dhe audio-materialet e publikuara në platformat për shpërndarjen e videove dhe mediat online të kontrollohen nga Komisioni i KPM-ja. Për këtë arsye ka marrë kritika të shumta nga organizata të punës së mediave dhe gazetarëve në Kosovë.

Në emisionin “Kallxo Përnime”, më 3 shkurt është transmetuar emisioni në të cilin u diskutua për këtë projektligj.

Valon Ramadani, nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili është kryetar i Komisionit që do ta trajtojë sot këtë çështje, i ftuar në këtë emision kishte thënë se ndjehet i gëzuar se ka shkuar ky projektligj në Kuvend dhe se AGK dhe KMSHK kanë bërë disa huqje.

“Po flasim për lajmin kryesor, për ligjin për KPM-në. Unë jam i gëzuar që më 15 janar ka ardhur projektligji për KPM-në, ky ligj është në harmoni me direktivën dhe është direktivë e Bashkimit Evropian”- kishte thënë Ramadani.

Sipas Ramadanit, AGK dhe KMSHK kanë bërë disa huqje gjatë konferencës për media. Ai tha se mediat nuk do të licencohen sipas ligjit të ri por do të regjistrohen vullnetarisht.

Ndryshimet lidhur me projektligjin në fjalë mund t`i lexoni duke klikuar këtu.