Plani i Qeverisë Kurti për t’i regjistruar mediat online – LIVE

Sonte në KallxoPernime po ndiqni emisionin në të cilin po diskutohet mbi Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).

Disa prej çështjeve që do të ngriten në këtë debat:

– A po tenton qeveria t’i kontrollojë mediat online në vend?

– A parasheh Projektligji regjistrim të mediave online apo licencim?

– A është ky standard europian apo tendencë për censurim?

Për të diskutuar mbi këtë çështje të ftuar për të diskutuar janë: Valon Ramadani – kryesues i Komisionit Parlamentar për Media dhe deputet i LVV-së; Nait Hasani – ish-deputet i Kuvendit të Kosovës; Hilmi Jashari – ish-Avokat i Popullit dhe Labinot Leposhtica nga Zyra ligjore e BIRN.