Pas raportimit të KALLXO.com, komuna heq mbeturinat te shkallët e Arbërisë

Paraditen e sotme, në shkallët e lagjes ‘Arbëria” dikush kishte hedhur një grumbull të mbeturinave.

KALLXO.com raportoi për to, ndërsa disa orë më vonë, Drejtorja e Shërbimeve Publike njoftoi se ekipet në teren e kanë pastruar.

Pamjet që i ka publikuar KALLXO.com janë bërë më 11.11.2025, rreth orës 13:30.