Foto Urim Krasniqi/KALLXO.com

Parashikimi i motit për javën e parë të nëntorit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat gjatë orëve të vona të ditës së hënë dhe pjesës së parë të ditës së marte, parashihen të sjellin reshje shiu.

Në mëngjes nëpër lugina parashihet të ketë mjegull.

Sipas Institutit Meteorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Foto: Instituti Meteorologjik i Kosovës