PAMJE - Një vajzë tenton të grabisë me "armë" një barnatore në Prizren

Policia e Prizrenit ka arrestuar një grua, e cila me armë në dorë kishte tentuar që të grabisë një barnatore në qytetin e Prizrenit.

Rasti ka ndodhur para rreth dy orësh në lagjen “Arbana”.

E dyshuara ishte maskuar dhe nën kërcënimin e armës, që sipas Policisë ka qenë lodër, ka tentuar të grabisë një barnatore.

KALLXO.com ka siguruar video nga vendi i ngjarjes, ku Policia e Kosovës arreston të dyshuarën dhe konfiskon armën.

 

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Rreth orës 19:20, në lagjen “Arbana” në Prizren, është arrestuar një qytetare pasi është tentuar grabitja në një barnatore. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar një grua e lindur në vitin 1990 e cila ka qenë e maskuar dhe ka pasur një armë në dorë. Arma ka qenë lodër. E dyshuara për momentin gjendet në stacionin policor”, tha Osmanollaj për KALLXO.com