Pamje - Katër të arrestuar për rrahjen që dyshohet se nisi për një maskë në një Qendër Tregtare në Prizren

Janë arrestuar katër persona nga Policia e Kosovës, në lidhje me incidentin e ndodhur gjatë ditës së djeshme në një Qendër Tregtare në Prizren, ku dyshohet se një person nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas, është sulmuar fizikisht nga sigurimi i Qendrës.

 

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje, ka ardhur deri te rrahja në mes tyre. Të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur Osmanollaj për KALLXO.com.