Ilustrim

Djegia e katër veturave në Prishtinë në shtator, arrestohen katër të dyshuar

Mbrëmë në Prishtinë janë arrestuar katër burra që dyshohen për një zjarrëvënie të raportuar më 20 shtator të këtij viti.

Sipas Policisë së Kosovës, ky rast kishte ndodhur në rrugën “1 Tetori” në kryeqytet, ku janë djegur katër vetura.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Polica po vazhdon punën në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale,  me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.