Obiliq, Policia arreston katër persona, kishin hyrë të armatosur në zonën e KEK-ut

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës të dielën, pasi që kishin hyrë të armatosur në zonën e KEK-ut, në Obiliq.

Përmes një komunikate për media, Policia ka bërë të ditur se pasi që kanë marrë informatën, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar katër të dyshuarit.

Gjithashtu, tek të dyshuarit ka gjetur dhe sekuestruar 4 armë të gjata dhe 89 fishekë të kalibrit 12mm.

Sipas Policisë, të dyshuarit kanë zhvilluar gjueti ilegale në zonën e KEK-ut.