Personi që ra në humnerë në Prevallë është një 24-vjeçar nga Kaçaniku

Personi i cili është gjetur i vdekur sot në një humnerë në Prevallë është një 24-vjeçar nga Kaçaniku.

A.Gj është gjetur në humnerë, ndërsa ekipet e mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tij.

Viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion në Prishtinë.

Sipas zëdhënësit të Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, personi i vdekur ka rënë në humnerë në Prevallë.

“Sot rreth orës 14:35 kemi pranuar informacionin se një person ka rënë në humnerë në Prevallë. Njësitet policore, njësia e emergjencës dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Osmanollaj.