Nxirret në sipërfaqe një veturë me targa të Kosovës nga lumi Lepenc

Ekipet e shpëtimit kanë arritur ta nxjerrin në sipërfaqe veturën me targa të Kosovës nga lumi Lepenc.

Mediat në Maqedonit të Veriut raportojnë se vetura është e familjes nga Kosova, automjeti i të cilëve ra në lumë pas një aksidenti në rrugën Shkup – Bllacë.

Megjithatë ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga autoritetet në lidhje me ngjarjen.

KALLXO.com do të ju mbajë të informuar me të dhënat zyrtare.