Reshjet e shiut e borës, Policia apelon për kujdes gjatë ngasjes në rrugë

Policia e Kosovës ka bërë thirrje tek qytetarët që të kenë kujdes gjatë ngasjes në rrugë me ujë dhe borë.

Apelohen qytetarët që të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës.

Mbajtja e distancës mes mjeteve dhe ngadalësimi i lëvizjes në rrugë me ujë e borë, rekomandohen nga Policia.

KALLXO.com raportoi për borën në Prishtinë.