Policia e Kosovës

Një shtetase e Shqipërisë dyshohet se është sulmuar fizikisht në Skenderaj

Një femër shtetase e Shqipërisë ka raportuar në Polici në Skenderaj, se është sulmuar fizikisht nga një mashkull.

Sipas Policisë së Kosovës, ankuesja nuk ka pranuar që të ketë trajtim mjekësor.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është kontaktuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në Skenderaj.