Qendra Korrektuese e Lipjanit - Foto: KALLXO.com

Një person ikë nga burgu i Lipjanit, policia nis hetimet

Policia e Kosovës njoftoi se një person është arratisur nga burgu i Lipjanit.

Sipas forcave të rendit, rasti po hetohet në dyshimin “Arratisje e personit të privuar nga liria”.

Ngjarja ndodhi të premten.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ka qenë në vuajtje dënimi në Qendrën Korrektuese Lipjan,  ka arritur të largohet nga kjo qendër. Rasti nën hetime” – thuhet në njoftim.