Një muaj para shpërthimit të luftës, Kosova nga Ukraina bleu mbi 2.5 milionë euro mallra

Një muaj para shpërthimit të luftës në Ukrainë, Kosova shiti në këtë vend mallra në vlerë 2 mijë euro. Në anën tjetër, të dhënat e ASK-së, bëjnë të ditur se mbi 2.5 milionë euro është vlera e mallrave që Kosova importoi nga shteti i Ukrainës vetëm në muajin janar 2022.

Në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2021, blerja e mallrave nga ky shtet ishte rreth 1 milionë më e lartë.

Sipas të dhënave, Kosova çdo vit nga Ukraina blenë mallra mesatarisht 26 milionë euro, ndonëse eksporte drejt këtij vendi nga Kosova janë me vlera të pa përfillshme.

Kosova me deficit të lart tregtarë në maujin janar 2022

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), për tregtinë e jashtme të mallrave tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 41.7 për qind në muajin janar të sivjetmë, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2021, gjegjësisht në vlerë prej 273.8 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 193.2 milionë euro në vitin 2021. Eksporti në mbulimin e imporit vetëm 19.0 për qind.

Rreth 340 milionë euro importe të mallrave vetëm për një muaj

“Eksporti i mallrave në muajin janar 2022 kishte vlerën 64.2 milionë euro, ndërsa importi 338.1 milionë euro, që është një rritje prej 50.9% për eksport dhe 43.4% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021”, thuhet në njoftimin.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 28.1 për qind e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 20.5 për qind e përbëjnë produktet minerale; 18.3 për qind e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11.4 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 4.5 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 25.6 për qind e përbëjnë produktet minerale; 10.5 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.1 për qind e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 8.3 për qind e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 7.0 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej; 6.9 për qind e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 6.5 për qind e përbëjnë mjetet e transportit, tyre, etj.

Shkëmbimi i mallrave Kosovë-BE

ASK thotë se eksportet e Kosovës në vendet e BE-së (27) arritën në 26.0 milionë euro, ose rreth 40.6 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 74.9 për qind, dhe partnerët kryesor për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania 7.7 për qind, Sllovenia 7.5 për qind, Danimarka 6.8 për qind, etj.

Nga Bashkimi Evropian u importuan mbi 165 milionë euro, Sllovenia dhe Gjermania prijnë në këtë shkëmbim tregtar

“Importet e Kosovës nga vendet e BE-së (27) ishin rreth 165.6 milionë Euro, ose 49.0% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 47.5%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Sllovenia (11.5%), Gjermania (10.6%), Italia (4.9%), Danimarka (4.6%), etj.”, thuhet në njoftim.

Mbi 50 milionë euro mallra nga vendet e CEFTA-s, në muajin janar

Në muajin janar të këtij viti, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 15.6 milionë euro, ose 24.4 për qind, të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 12.4%.

Maqedonia e Veriut  me 12.2 për qind, Shqipëria 6.1 për qind, Serbia 4.3 për qind, Mali i Zi 1.0 për qind partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA.

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s , arritën në 50.8 milionë euro, ose 15.0 për qind, të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 41.5%.

Maqedonia prinë edhe sa i përket importeve e Kosovës, në raport me vendet tjera anëtare të CEFTA-s.

“Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (5.6%), Serbia (4.8%) dhe Shqipëria (3.5%)”, bën të ditur ASK.

Matanë botës

Në vendet tjera të botës, Kosova eksportoi më shumë mallra në Shtet e Bashkuara të Amerikës dhe në Zvicër.

“Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 22.4 milionë Euro, ose 35.0%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA (24.1%), dhe Zvicra (6.9%)”, njofton ASK

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 121.5 milionë Euro, ose 36.0 për qind.

Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia 11.8 për qind, dhe Kina 9.1 për qind.

Mbi 2.5 milionë euro Kosova bleu mallra nga Ukraina

Një muajin janar të sivjetëm, Kosova shkëmbeu mallra  edhe me shtetin e Ukrainës, në të cilin vend tashmë ka shpërthyer edhe lufta

Një muaj para shpërthimit të luftës në Ukrainë, Kosova shiti mallra në këtë vend në vlerë 2 mijë euro. Në anën tjetër, të dhënët e ASK-së, bëjnë të ditur se mbi 2.5 milionë euro është vlera e mallrave që Kosova importoi shteti i Ukrainës vetëm në muajin 2022.

Në raport me muajin e njëjtë të vitit 2021, importi i Kosovës nga ky vend është për rreth 1 milion euro më i lartë apo 981 mijë euro.

Këto të dhëna Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) i bër të ditura me publikimin e të dhënave lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin janar 2022.