Foto: Ilustrim

Një i vdekur në një aksident në Lipjan

Një person ka mbetur i vdekur pas një aksidenti të ndodhur në rrugën Sllatinë në Lipjan.

Policia njofton se më 22 shkurt të këtij viti, i dyshuari nga pakujdesia duke e drejtuar automjetin kishte humbur kontrollin dhe kishte përfunduar jashtë rruge.

Si pasojë e kësaj, drejtuesi i automjetit dhe një pasagjerë kishin pësuar lëndime trupore.

Të njëjtit ishin dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Ndërsa, dje në orët e hershme të mëngjesit, 05:18, drejtuesi i automjetit si pasojë e lëndimeve ka vdekur.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku dhe me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.