Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Një i arrestuar për aksidentin me fatalitet në Llapashticë të Podujevës

Një person ka vdekur të martën rreth orës 20:00 pas përfshirjes në një aksident trafiku mes dy makinave në fshatin Llapashticë të Podujevës, derisa lëndime të rënda ka pësuar një pasagjer i cili është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia thekson se ngasësi tjetër është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.